SYRI TV
Sot është përkujtuar 181 vjetori i lindjes i themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, i cili në 28 nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë. PD dega Vlore zhvilloi homazhe pranë varrit monumental, në ‘Sheshin e Flamurit’ në Vlorë duke nderuar figurën e Ismail Qemalit.
Deputeti demokrat Bujar Leskaj dhe drejtuesi politik për qarkun e Vlorës, u shpreh se të gjithë shqiptarët kanë detyrimin moral dhe kombëtar për të nderuar 'babain e pavarësisë', Ismail Qemalin.
Leskaj tha se 3 personalitetet më të mëdha të Shqipërisë, janë Ismail Qemali, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Ibrahim Rugova. Ismail Qemali lindi në vitin 1844 në Kaninë të Vlorës, në një familje bejlerësh fisnikë ndërsa ndërroi jetë në vitin 1919.
© SYRI.net