Kryepeshkopi Janullatos në gjendje të rëndë/ Kreu i komuniteti mysliman, Bujar Spahiu: I lutemi Zotit për shërimin e tij!

Kryepeshkopi Janullatos në gjendje të rëndë/ Kreu i komuniteti mysliman, Bujar Spahiu: I lutemi Zotit për shërimin e tij!

20:14, 24/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara sot se gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është përkeqësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu është lutur për shërimin e shpejtë dhe të plotë të Kryepeshkpit, ndërsa ka shtuar se me kryepeshkopin bashkëpunojnë prej vitesh tashmë.
Ai e ka vlerësuar figurën e Anastas Janullatos si një lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.

“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.

I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”, shkruan Spahiu.

Lajmi për përkeqësimin e shëndetit të Kryepeshkopit Anastas u dha nga mediat greke sot në mëngjes dhe u konfirmua nga Kisha Ortodokse, sipas të cilave shëndeti i tij është përkeqësuar me shpejtësi, pasi ka pësuar dështim të shumëfishtë të organeve.

Kryepeshkopi i Shqipërisë 96 vjeç, ndodhet i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.

Sipas informacioneve, përpjekjet e mjekëve për ta shkëputur nga mbështetja mekanike e frymëmarrjes kanë rezultuar të pasuksesshme, ndaj kanë vazhduar me procedurën e trakeostomisë.

Kjo është një procedurë mjekësore që vlerësohet e nevojshme nga mjekët për rastet e intubimit të zgjatur më shumë se 15 ditë, për të reduktuar rreziqet që lidhen me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco