‘Në administratë punojnë analfabetët’/ Tabaku: Studentët me ‘medalje ari’ qeveria nuk i vlerëson, i punëson me pagë minimale

09:55, 24/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivisti Gevio Tabaku, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, tha se qeveria aktuale nuk është e aftë të akomodojë apo edukojë të rinjtë në tregun e punës.

I bazuar në statistikat e Bankës Botërore në vitin 2013 ku gjashtë nga dhjetë 15-vjeçare në Shqipëri, janë analfabet, Tabaku thekson se këta persona që sot janë 27 vjeç, punojnë në administratë, apo dhe institucione të rëndësishme publike.

Në fakt ju i dhatë statistikat dhe është fatkeqe do thosha unë, por ka edhe një gjë tjetër që ndoshta lidhet edhe me këtë statistikën që keni ju, e cila është akoma edhe më e zymtë. Në 2013-ën, Banka Botërore, ka bërë një raport, sipas të cilit 57%, pra po themi 6 nga 10, 15-vjeçarë në Shqipëri janë analfabet funksional.

Një shifër kaq e madhe, njerëz të cilët jo për fajin e tyre pasi është faji i sistemit që nuk ka ditur që t’i trajnojë t’i mësoje apo edukojë dhe që ne i kemi edhe në përditshmërinë tonë. Sot janë 27-vjeç dhe punojnë në administratë, janë punëtor në banka, apo kudo në sektorin privat apo publik. Janë pjesë që vuajnë një faj që nuk e kanë ata, por janë institucionet që nuk ditën t’i akomodojnë dhe t’i edukojnë më tej”, tha Tabaku.

Ai theksoi më tej edhe mungesën e programeve të qeverisë për të integruar studentët në tregun e punës. Duke sjellë edhe një shembull, Tabaku tregon sesi studentët e diplomuar me nota ekselence, u servilet një vend pune me pagë minimale. Pa u marrë kështu, parasysh rezultate që ai ka arrirë në Universitet.

Unë mendoj që kemi disa probleme. E para, ne këtu në Shqipëri nuk kemi programe për të integruar të rinjtë në tregun e punës. E them këtë sepse, para disa ditësh kam folur me një student që ka përfunduar studimet me medalje ari. Dhe se çka qeveria një program për promovimin e ekselentëve. Ky student, më thotë që shkoj tek ajo që ka lidhje me degën time edhe pozicioni që gjeta në listë ishin të zëna. Edhe i kanë thënë që meqenëse je me medalje ari, hajde do të çojmë tek Agjencia e Lojërave të Fatit. Pra, një student i diplomuar me medalje ari me të gjitha notat 10-ta tek Filologjiku, të punojë tëk Lojërat e Fatit me një rrogë minimale, është absurde. Që këtu, ne ja presim krahët të rinjve. Në nuk ua vlerësojmë ekselencën studentit, por vetëm i shtrydhim ata. Zyrat e karrierës janë jofunksionale. Në shkollë të mesme, nxënësit nuk orientohen për karrierën e tyre, e si rrjedhojë zgjedhin degë që nuk i duan.Në Amerikë, sektorin privat e kanë të lidhur ngudhtë me kurikulën mësimore. Aty integrohet sektori privat me atë publik”, thotë aktivisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco