SYRI TV
Banesa iu dëmtua nga tërmeti pesë vite më parë, por Bashkia Lushnjë mban peng ndërtimin e shtëpisë së re të familjes Dedej në fshatin Dushk. Pretendimi i Bashkisë është se familja, që jeton në varfëri ekstreme, duhet të aplikojë për leje ndërtimi sipas ligjit, njëjtë si ndërtuesit e pallateve. Kreu i PD në Lushnje denoncoi këtë rast, duke u shprehur se familja Dedej po lihet në qiell të hapur, për shkak të bindjeve politike.
Prej më shumë se 5 vjetësh, familja Dedej në Dushk-fshat të bashkisë Lushnje, jeton në një banesë që pritet të shembet nga çasti në çast.
Banesa u dëmtua në vitin 20219 nga tëreti i 26 nëntorit, ndërsa prej asaj kohe, institucionet shtetërore kanë harruar ndihmën për këë familje. Sipas familjarëve, edhe pse kanë kërkuar të ndërtojnë një banesë të re në truallin e tyre, shteti u ka mbyllur dyert duke mos u dhënë leje ndërtimi.
Kryetari i PD Lushnjë, Eduard Sharka shprehet se kjo familje po ndëshkohet për shkak të bindjeve politike.
Pretendimin e Shpëtim Dedej, se Bashkia Lushnjë po i zvarrit për shkak të lejes së ndërtimit, e pranon edhe kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, e cila jashtë kamerave, u shpreh e vendosur që familja Dedej edhe pse në qiell të hapur, duhet të aplikojë për leje ndërtimi sipas ligjit, njëjtë si ndërtuesit e pallateve, për të ngritur një strehë të re.
© SYRI.net