SYRI TV/ Rruga e Shëngjinit me dëmtime të shumta, gropat dhe pellgjet e ujit probleme për shoferët

15:23, 11/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga e Shëngjinit një zonë që pret mijëra turistë ka pësuar dëmtime duke krijuar probleme për drejtuesit e mjeteve. Gropat dhe pellgjet e ujit në jo pak raste kanë sjellë aksidentet duke qenë se drejtuesit e mjeteve tentojnë të devijojnë por rruga është e ngushtë. Banorët thonë se situata është kthyer problematike dhe kërkojnë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që ka nën administrim rrugën që të ndërhyjë.

Kjo është rruga që të çon në Shëngjin por dhe lidh, këtë zonë turistike me superstradën Lezhë-Milot. Rruga ka pësuar dëmtime të shumta, ku gropat dhe dëmtimet e rrugës janë kthyer në shqetësim për drejtuesit e mjeteve.

Jo në pak raste rruga është kthyer në burim aksidentesh pasi shoferët detyrohen të shmangin gropat. Banorët thonë se situata është bërë problematike dhe kërkojnë që të ndërhyhet.

Rruga e Shëngjinit është në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një zonë e cila pret mijëra turistë gjatë sezonit të verës por jo vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco