Priten temperatura deri në 30°C në zonat e ulëta si Tirana apo Kuçova

Priten temperatura deri në 30°C në zonat e ulëta si Tirana apo Kuçova

14:42, 11/04/2024
A+ Aa A-

Qarkullimi anticiklonar I Azoreve dhe ai afrikan që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Ballkanit dhe jo vetëm prej disa ditësh,tashmë do të bëjë që edhe për ditën e nesërme, të  premten, mbi vendin tonë të dominojnë kushte të qëndrueshmë atmosferike, njofton SHMU.

Moti do të jetë I kthjellët me orë të gjata me diell, ndërsa vranësirat të pakta në formën e reve të mesme dhe të larta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male hera herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 2-3ballë.

Temperaturat minimale parashikohen jo më të ulëta se 9°C, kjo kryesisht në vendet malore, ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë deri 30°C në zonat e ulëta si Tirana apo Kuçova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco