Ndryshimet e klimës: Regjistrohet muaji mars më i nxehtë në histori

Ndryshimet e klimës: Regjistrohet muaji mars më i nxehtë në histori

10:28, 10/04/2024
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit të Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Europian, muaji mars ka qenë më i nxehti në histori. Secili nga dhjetë muajt e fundit patën një ngritje të temperaturave, krahasuar me vitet e mëparshme.
 
Nga muaji prill i vitit të kaluar e deri në mars të këtij viti, temperatura globale ishte 1.58 gradë Celsius mbi shifrën mesatare të temperaturave në periudhën 1850-1900 dhe sipas Samantha Burgjess, zëvendësedrejtorja e Shërbimit të Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së, kjo tendencë është shumë shqetësuese:

“Është trend afatgjatë me rekorde të jashtëzakonshme që po na shqetëson shumë. Duke parë rekorde të tilla muaj pas muaji, vërejmë se vërtet klima jonë po ndryshon me shpejtësi”.

Ndryshimet klimatike janë vënë re në çdo kontinent, duke nisur me shkrirjen e akujve në Arktik, me thatësinë e pyjeve tropikale në Amazonë dhe në Afrikën e Jugut, si dhe me ngrohjen e ujërave të oqeanit Paqësor lindor, si pasojë e fenomenit El Ninõ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco