Sepjet shqiptare janë të ndotura me metal, Italia vë alarmin për ushqimet e eksportuara nga vendet ekstrakomunitare

Sepjet shqiptare janë të ndotura me metal, Italia vë alarmin për ushqimet e eksportuara nga vendet ekstrakomunitare

18:44, 09/04/2024
A+ Aa A-

Sepjet e ngrira të importuara nga Shqipëria kanë përbërje kadmiumi e janë të rrezikshme  për shëndetin.

Alarmi vjen nga Konfederata Kombëtare e kultivuesve e sipërmarrësve agro-blegtorë italianë Coldiretti, e cila ka hartuar një “Black list” të ushqimeve të rrezikshme të importuara nga jashtë bazuar në rregullat e sistemit të alarmit ushqimor të Komisionit Europian, Rasff.

Sipas Konfederatës italiane frutat e perimet e ardhura nga vendet ekstrakomunitare janë ndër produktet ushqimore më të rrezikshme e pas tyre është peshku.

Sepjet e ngrira të importuara nga Shqipëria janë ndër produktet e peshkut të sinjalizuara të rrezikshme me përbërje kimike të metalit kadmium.

Ndër produktet e tjera të peshkut është toni kinezë me ndotje salmonela e peshku shpatë nga Spanja me përqindje mërkuri më të lartë se norma e lejuar.

/Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco