Temperaturat në nivele rekord/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë

Temperaturat në nivele rekord/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë

08:18, 09/04/2024
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  si dhe vlera të larta presioni si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve. Shoqëruar me vlera të larta të presionit atmosferik dhe temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell, nërsa vranësira mesatare të tipit transparent kalimtare priten të jenë të pranishme në orët e mesditës më pas mot i kthjellët.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco