VIDEO+FOTO/ Qytetarët e Tiranës të mrekulluar nga fenomeni natyror i ylberit pasditen e sotme

VIDEO+FOTO/ Qytetarët e Tiranës të mrekulluar nga fenomeni natyror i ylberit pasditen e sotme

22:23, 11/03/2024
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, 11 mars 2024, në Tiranë u shfaq fenomeni natyror i ylberit.

Qytetarë të shumtë kanë postuar në rrjet foto dhe video të këtoj fenomeni të mrekullueshëm, i cili zbukuroi për disa minuta qytetin.

Të gjithëve u pëlqën, por shumë pak e dinë se çfarë është fenomeni i ylberit, si formohet dhe kur formohet.

Ylberi është një nga fenomenet më të bukura në atmosferë, një ‘mrekulli’ e arritshme për të gjithë. Ylberi, pëveçse një fenomën atmosferik, është edhe një dimension filozofik– ai tregon se perceptimi ynë është subjektiv, gjithçka në botë është relative dhe realiteti mund të jetë thjesht një iluzion. Një ylber është ajo që shihni në mënyrë specifike, dhe këndi nga ku e shihni atë.

Po si formohet ylberi?

Në mënyrë që të formohet një ylber, rrezet e diellit duhet të godasin një pikë uji në një kënd prej rreth 42 gradë. Kjo ndodh kryesisht në fillim dhe në fund të ditës. Ne nuk shohim pika individuale në formën e një ylberi, në të cilin drita nga dielli thyhet dhe reflektohet, por shirita të tëra. Kjo është për shkak se ka shumë pika në ajër që janë të vendosura në mënyrë të barabartë në raport me syrin e vëzhguesit dhe diellin. Ylberi në fakt ka formën e një rrethi për shkak të formës sferike të pikave. Drita e reflektuar formon një rreth, qendra e të cilit është në të njëjtën linjë me sytë e vëzhguesit. Prandaj, nëse jeni në sipërfaqen e tokës, nuk mund të shihni fundin e harkut të ylberit. Megjithatë, nëse e shikoni ylberin nga një lartësi e madhe, si për shembull nga një aeroplan, ylberi mund të duket i rrumbullakët. Ndonjëherë ju mund të shihni dy ylber në të njëjtën kohë. E brendshmja – është më e ndritshme, dhe e jashtmja është e pasqyruar dhe më e zbehur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco