Vicky Hartzler: I duartrokas vlerat shqiptare që martesën e duan midis një burri dhe një gruaje

Vicky Hartzler: I duartrokas vlerat shqiptare që martesën e duan midis një burri dhe një gruaje

22:00, 06/03/2024
A+ Aa A-

Në puntatën e sotme të emisionit “ngA Kalaja”, drejtuar nga gazetari Aulon Kalaja, si asnjëherë tjetër, e ftuara e radhës ishte Kongresmenia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonja Vicky Hartzler.

Një nga temat për të cilat foli zonja Hartzler, ishte dhe martesa e çifteve të së njejtës gjini. Hartzler tha se kjo çështje ka sjellë pasoja negative në ShBA dhe do donte që kjo të mos ndikojë në vendin tonë.

Hartzler u shpreh se i duartroket vlerat shqiptare që martesa preferohet midis një burri dhe një gruaje

“Ajo çfarë po ndodh me familjen është një sulm mbarëbotëror. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaloi ligji që martesa të mos jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje, por dhe midis dy personave të të njejtit seks. Megjithëse, 71% e votuesve në vendin tim, Missouri  votuan që martesa duhet të jetë midis një burri dhe një gruaje. Pra zëri i tyre nuk u dëgjua. Dhe kjo ka pasur pasoja negative dhe nuk dua që këto pasoja t’i shoh të vijnë në Shqipëri. E dini ju që atje prindërit nuk duan që fëmijët të mësojnë rreth martesave homoseksuale në shkollë? Prindërit e kanë humbur këtë të drejtë. Tani po flitet që të mund të ketë martesa në grup. Kjo është shumë shqetësuese se ku do të arrijmë. Unë i duartrokas vlerat shqiptare që martesën e duan midis një burri dhe një gruaje dhe shpresoj shumë që të qëndroni në këto vlera.”

E pyetur nga Aulon Kalaja se çfarë duhet të bëjmë ne për të mbrojtur këto vlera, zonja Hartzler u përgjigj:

“Refuzoni çdo ligj që kërkon të ndryshojë përkufizimin e familjes apo martesës. Sigurohuni që prindërit të jenë vetëm nëna dhe babai, edhe në politikat e adoptimit. Mos lejoni termat ‘Prindi 1 dhe prindi 2’, por këmbëngulni fort në termat ‘mami dhe babi’. Dhe mbështesni ligjet që promovojnë jetën dhe jo abortin”.

Në parlamentin e Greqisë, një vend ortodoks, i cili ka një lidhje specifike me kishën, ka kaluar ligji për martesat e të njejtës gjini. E pyetur nga Aulon Kalaja se cili është komenti i zonjës Hartzler në lidhje me këtë, ajo u përgjigji:

“Është shumë shqetësuese që dëshirojnë ta kalojnë këtë ligj dhe jam shumë e sigurtë që do të ketë presion dhe influence mbi Shqipërinë që të ndodhë dhe këtu e njejta gjë. Por është një gabim i madh, sepse nga studimet dhe statistikat që kemi pare, rezulton që fëmijët ia dalin më mire kur në shtëpi kanë mamin dhe babin. Ka pasoja shumë të rënda për fëmijët që rriten në familje me prindër të të njejtës gjini. Zërat e mazhorancës së popullit në Greqi, i cili beson në vlerat dhe parimet biblike, u mbytën dhe nuk u dëgjuan. Dhe ky është një problem shumë i madh. Unë dua të nxisë shqiptarët që t’i qëndrojnë fort asaj që është më e mira për fëmijët e tyre. Dhe më e mira është martesa tradicionale për të cilat folëm më përpara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco