Bie ndjeshëm numri i lindjeve, mjeku: Brezi i ri nuk e ka sigurinë për të krijuar të ardhmen këtu në Shqipëri

09:35, 04/03/2024
A+ Aa A-

Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit që lamë pas, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada.

Rënia e lindjeve ka qenë aq e fortë sa shtesa natyrore ishte negative (dmth vendi kishte më shumë vdekje sesa lindje) pavarësisht se numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pas mbarimit të pandemisë.

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë vitit 2023 numri i lindjeve është 5.164, duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’, Prof.Asc.Dr.Rustem Celami, mjek obstetër gjinekolog u shpreh se rënia e lindshmërisë është një trend që rritet çdo vit e më shumë, pasi brezi i ri nuk e ka sigurinë që i duhet për të krijuar të ardhmen në këtu në Shqipëri.

Rustem Celami:

“Lindshmëria normalisht ishte dhe është e pritshme akoma më shumë pasi nga viti në vit, ashtu siç edhe ju i keni trajtuar kanë nevojë për sensibilizm, jo vetëm të popullat♪7s. por edhe për politikbërjes.

Për të ardhmen duhet të mendojmë më mirë dhe më afatgjatë, pasi rënia është në trend gjithmonë e më shumë drejt asaj që ne po surprizohemi, p.sh emigrantët afganë që kanë ardhur këtu, kanë numrin e lindjes më të mëdha se shqiptarët.

Së pari është siguria që ka nevojë brezi i ri për të ardhmen për të pasur një familje në aspektin ekonomik dhe social dhe të rritjes së bebit pasi vetë shtatzania dhe të pasurit një familje kërkon një kosto dhe angazhim ekonomik.

Rënia sa vjen e rritet, kemi më pak lindje nëpër spitale dhe më pak rini që do të rrijë në Shqipëri, pasi duan të largohen, megjithatë do të duhet të punojmë shumë për të mbajtur dhe stimuluar rininë për t’i pajisur me banesa sociale apo për t'ju ofruar kredi për shtëpi.”

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco