Tik-Tok-u po vret njerëz të pafajshëm, Borjana Dine: Rastet e denoncuara sa vijnë e shtohen në platformë

10:03, 22/02/2024
A+ Aa A-

‘Tik-Tok’ nuk është aq i pafajshëm sa duket!

Dhe kjo nuk është as arsyeja e vetme pse kjo platformë po shihet gjithnjë e më shumë me skepticizëm nga shtetet perëndimore.

Por duke marrë parasysh, problemet me privatësinë, shitjen e mundshëm të të dhënave tona personale dhe varësisë që shkaktohet prej tyre, mbase është koha që të gjithë të vendosim të kemi më shumë vetëkontroll dhe të aplikojmë sado pak vullnet të lirë, duke e ri-programuar trurin tonë në mënyrë që të jemi ne ata që i përdorim dhe i kemi nën kontroll këto aplikacione, jo e kundërta.

Borjana Dine, psikologe dhe analiste e platformës ‘Isigurt.al’ e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Televizon u shpreh se gjatë vitit që lamë pas, nisur nga raportimet e shumta që janë bërë në platformë, ‘Tik-Tok’ka qenë një nga aplikacionet që ka pasur problematikat më të mëdha si: bullizmi, fyerja , dhuna apo gjuha denigruese e një personi.

Borjana Dine:

‘TikTok ka treguar një influencë të re tashmë. Nëse marrim facebook duket shumë ‘old fashion’pra i vjetër sepse ka shumë vite pranë nesh dhe mosha e tretë janë më aktiv në këtë rrjet social.

Kështu funksionoj edhe me Instagramin, derisa kaluam në një sistem tërësisht të ri pakëz më bashkëkohor dhe nuk mjaftojmë fotot, dhet të ketë content video, videot duhet të jenë sa më interesante dhe nëse ata ecin kuptojmë se ne mund të paguhemi. Nëse paguhemi do të kuptojmë se duhet të bëjmë pak më shumë se vetja na lejon.

Pra bëhet një lloj zinxhiri që neve na tregon se ‘Tik-Tok’ duhet të jetë një influencë e re, në mënyrën se si të rinjtë dhe adoleshentët e shikojnë këtë aplikacion.

Duke e nisur pak edhe nga problamtikat që raportohen në platformën ‘i sigurt.al’ edhe për ne gjatë vitit 2023, Tik Tok ka qenë padyshim një nga aplikacionet që ka pasur problematikat më të mëdha si: bullizmi, fyerja , dhuna apo gjuha denigruese e një personi.

Kjo tregon se kjo platformë duket sikur është një influencë që e bën më viral një person, duke e denigruar dhe kërcënuar atë më lehtë.

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco