KAFE SHQETO/ Xeka: Tragjike të shikosh njerëz të armatosur që mendojnë se çdo kafshë mund të vritet

12:32, 30/01/2024
A+ Aa A-

Erald Xeka, ornitolog i apasionur dhe udhëheqës i disa programeve të monitorimit të shpendëve të egër, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi problematikën e rëndë të hasur vitet e fundit në Shqipqri, atë të vrasjes se shpendëve.
Xeka u shpreh se shumica prej tyre nuk janë gjuetarë, por njerëz të pajisur me një armë që nuk e dinë, ku, sa, çfarë dhe në cilin sezon po vrasin.

Shumica nuk e meritojnë as emrin gjuetar, ata janë thjesht njerëz të armatosur.

Kanë një armë në dorë dhe mendon se çdo kafshë mund të vritet, dhe shitet.

Ky është problemi pse kemi përfunduar këtu, tregtia e gjalllë është një nga problemet kryesore pse gjahu është shkatërruar.

Inspektimet duhet të ndodhin aty ku ndodh problemi, pra në liqen në lagunë, aty ku ata vriten dhe për të thënë të vërtetën vitet e fundit organet inspektuese kanë lënë për të dëshiruar ... pasi ne e dimë që në vitin 2019 filloi një reformë e famshme e inspektoriatit të dikurshem të mjedisit, i cila për të thënë të vërtetën, ishte i vetmi organ inspektues ku ne të paktën kishim një derë ku trokisnim për këto raste.

Tani, me reformën në inspektim këto detyra të këtij inspektorati, janë shpërndarë në katër institucione të tjera. 

Tani, të gjithë institucionet përgjegjëse, bëjnë atë lojën e famshme që hedhin fajin te njëra-tjetra. 

Prejt vitesh gjuetia turistike është ndaluar dhe ata e dinë, dhe është faji dhe pesha kryesore pse ne jemi në këtë gjendje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco