SYRI TV/ Gripi 'shtron' Shqipërinë në spital! Mijëra pacientë në urgjencat e spitaleve

15:19, 10/01/2024
A+ Aa A-

Mijëra qytetarë çdo ditë paraqitet për ndihmë mjekësore në qendrat spitalore të rretheve, për shkak të situatës nga gripi sezonal por edhe nga covid-19. Nga një vëzhgim i kryer në disa qytete, rezulton se urgjencat e spitaleve janë të mbipopulluara nga pacientë, të cilët paraqiten për ndihmë mjekësore, për shkak të virozave që duket se janë shndërruar në epidemi. Mjekët apelojnë për kujdes, ndërsa vetë pacientët tregojnë se po e kalojnë me vështirësi situatën.

SYRI TV

Prej disa javësh, qendrat spitalore dhe urgjencat në vend, janë mbipopulluar për shkak të fluksit të lartë të të prekurve nga gripi i stinës apo dhe viroza të tjera të dimrit.

Nga data 1 janar e deri më sot, në urgjencën e spitalit të Fierit kanë marrë ndihmë mjekësore më shumë se 1300 persona, ndërsa çdo 24 orë, në këtë spital, sipas mjekut Blendi Dhespollari, paraqiten për ndihmë mjekësore rreth 120 qytetarë.

Vlefta Bejko, shefe e urgjencës në Spitalin e Korçës, tregon se rreth 50 qytetarë çdo ditë, kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërsa thekson, se një pjesë e pacientëve janë të prekur nga Covid-19.

Në Gjirokastër, jashtë kameras, mjekët tregojnë se çdo ditë kryhen mbi 60 testime vetëm për covid, pasi pacientët vijnë me ngarkesë në mushkëri. Sipas mjekëve, gjatë këtyre ditëve, janë paraqitur së paku 120 raste në ditë që kanë kërkuar ndihmë në urgjencë.

 

 

Po ashtu spitali rajonal ka mungese te mjekeve specialist duke bere qe pacientet nga qytete dhe zona te ndryshme te qarkut te rrine me ore te tera ne pritje te kryerjes se vizites. Të martën per shkak te komplikacionit nga gripi dhe semundjeve te tjera shoqeruese humbi jeten nje 70 vjecar ne qsut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco