SYRI TV/ Rruga e fshatit Tresh e shkatërruar, banorët: Penalizon edhe bizneset!

13:01, 03/01/2024
A+ Aa A-

 

SYRI TV- Rruga që lidh fshatin Tresh me superstradën Lezhë-Shkodër është shkatërruar plotësisht.

Ky segment rrugor me gjatësi 1.5 km ka degraduar tërësisht dhe kalimi i mjeteve të vogla është mjaft i vështirë, për shkak të gropave që në kohë me shi mbulohen nga uji.

Kjo problematikë vijon prej vitesh, duke penalizuar dhjetëra banorë, sektorin e bujqësisë dhe bizneset që operojnë përgjatë kësaj rruge.

Me buxhetin e vitit 2024 i cili u miratua pak javë më parë, është planifikuar ndërhyrje në disa rrugë në zonat rurale, përfshirë edhe rrugën që lish fshatin Tresh me superstradën Lezhë-Milot, ndaj banorët mbeten në pritje të ndërhyrjes.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco