Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Festohet në të gjithë vendin Krishtlindja, mijëra besimtarë ndjekin shërbesat festare

14:17, 25/12/2023
A+ Aa A-

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin dhe në mbarë mbotën festojnë këtë të hënë Krishtlindjen. Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, festa e krishtlindjes nisi mbrëmjen e së dielës me meshat e besimtarëve katolikë, ndërsa ka vijuar përgjatë të hënës në të gjitha katedralet ordokse, ku besimtarët kanë ndjekur shërbesat fetare në ditën e lindjes së Krishtit. Gjatë festës, besimtarët dhe klerikët, kanë përcjellë mesazhe paqeje dhe dashurie mes njerëzve.

Miliona besimtarë në mbarë botën kremtojnë, sot, Lindjen e Krishtit. Mesnatën e shkuarr besimtarët katolikë në Shqipëri kanë kremtuar këtë ditë të shënuar, duke u dyndur në meshën e organizuar ndërsa mesditën e sotme është mbajtur mesha edhe nga Kisha Ortodokse.

Në Tiranë mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit, e cila nisi në orën 23 dhe vijoi deri pas mesnate me qindra besimtarë brenda dhe jashtë kishës.  Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, i cili drejtoi meshën për besimtarët katolikë përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.

Në Shkodër, mesha u mbajt nga Arqipeshkvi, Angelo Massafra, i cili mesnatën e shkuar, duke uruar besimtarët katolik bëri thirrje për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Edhe në Lezhë, besimtarët Katolikë nisën të festojnë krishtlindjen prej mesnate në meshën që u mbajt në Katedralen e Shën Nikollit nën udhëheqjen e Ipeshkvit Monsinjor Otavio Vitale.

Besimtarët katolikë kanë kremtuar krishtlindjen e dhe në qytete të tjera të vendit, si në Lushnje, Elbasan, Korçë, Krujë etj, ku gjatë meshës së lindjes së Krishtit, besimtarët kanë përcjellë mesazhe urimi për njëri tjetrin.

Në Katedralen  “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, meshën e udhëhoqi mitropoliti i Korçës Imzot Johani.

Në Vlorë, besimtarët kremtuan në kishën 'Shën Theodori' me rastin e Krishtlindjes, ku mesha u drejtua nga At Kostandin Prifti, i cili në mesazhin e tij ka folur për më shumë harmoni, paqe.

Mesha e shenjtë u mbajt në Katedralen e "Shën Dhimitrit", ku besimtarët u lutën për më shumë shëndet e begati.

Në Fier, besimtarët ordoksë, festuan Krishtlindjen në kishën e Shën Gjergjit, nën udhëheqjen e Hirësi Nikollës.

Festa e Krishtlindjes u festua dhe nga besimtarët ordoksë edhe në Durrës.

25 dhjetori, është përcaktuar në kalendarin e krishterë si dita e lindjes së Krishtit.

Në mbarë botën, kjo ditë kremtohet nga miliona besimtarë, të cilët luten për më shumë paqe dhe mirëqënie.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco