Shqipëria drejt shuarjes, Nurja: Alarmante! Ja dy arsyet kryesore pse ka rënë lindshmëria

11:51, 19/12/2023
A+ Aa A-

Në një lidhje me skype për ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, Ines Nurja, ish-drejtoresha e përgjithshme e INSTAT/ Eksperte e Statistikave, renditi dy arsyet kryesore të rënies në mënyre drastike, të numrit të lindjeve në Shqipëri.

Numri i lindjeve vazhdon të ulet me hapa drastik dhe nuk ndalon më, ky ështe një problem shumë i madh se ka shumë pasoja jo vetëm në demografinë e vendit, por në punësimin, në sistemin e pensioneve, pasyrohet në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike të vendit tonë.

Sigurisht, faktori kryesor është emigrimi, faktori numër një. Vitet e fundit Shqipëria është përballur me një numër shumë të lartë të emigrimit dhe sidomos në pjesën më riprodhuese, që ka qenë mosha 25 deri në 44 vjeç, dhe 80 përqind e njerzve që janë larguar, janë të kësaj moshe.

Dhe, detyrimisht kjo do shoqërohet me rënien e lindjeve. 

Megjithatë unë do rendis edhe një arsye tjetër që është mungesa e shpresës, sepse dhe ato familje të reja që kanë ngelur në Shqipëri dhe janë të afta për tu riprodhuar... për arsye të një gjendjeje ekonomike të pashpresë, kanë frikë të krijojnë të ardhmen e tyre në këtë vend.

Pra, këto janë dy arsyet kryesore, përveç arsyes së karrierës e cila mund të zërë një përqindje shumë të vogël.

Por për mua emigrimi dhe mungesa e shpresës, jane arsyet kryesore për rënien e lindshmërisë në këto faza drastike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco