Kolapsi demografik, 30% e bashkive drejt shuarjes, Tushi: Në tre dekada, popullsisia ka ikur jashtë vendi

10:27, 19/12/2023
A+ Aa A-

Gati një e treta e bashkive të vendit rrezikojnë të zhduken nga harta demografike e vendit, pasi numri i lindjeve po shkon drejt zeros, ndërsa shtesa natyrore ishte negative në 82% të bashkive në vitin 2021.

Vitin e kaluar, numri i lindjeve për 100 gra në moshë riprodhimi arriti në 121 fëmijë nga 132 më 2021. Rënia e fertilitetit në Shqipëri nga 1990 – 2021 ishte tre herë më e lartë se në 52 vende të Europës dhe Azisë Qendrore. 

I ftuar mëngjesin e sotëm sociologu Gëzim Tushi u shpreh se Ka parashikime alarmante dhe ogurzeza që thuhet se nga viti 2050’ ne mund të jemi diku tek 1 milion e gjysme banor dhe ky nuk është vetëm një shqetësim demografik por edhe kombëtar.

Deklarata e tij: “Gjithmonë e them edhe në shkrimet edhe në librat e mi që shoqëria shqiptare  ka filluar të bëhet shoqëri me flokë të thinjura. Në fund të fundit ju duhet të dini që linja nuk është thjesht një proces riprodhimi biologjik

Ne kemi përpara dy a tri probleme që janë shumë të rëndësishme si: rënia e fuqisë punëtore, mungesa e punëtorëve për tregun e punës është një problem që po  ndjejnë të gjithë, pra rënia e numrit të punëtorëve është një problem.

Ka parashikime alarmante dhe ogurzeza që thuhet se nga viti 2050’ ne mund të jemi diku tek 1 milion e gjysme banor dhe ky nuk është vetëm një shqetësim demografik por edhe kombëtar.

Po ju sjell dhe një batutë tani, fëmijët nuk duhen vetëm për kohë lufte fëmijët janë pjesë përbërëse e kombit bie fjala ish-presidenti i Algjerisë në kohën kur ishin duke fituar pavarësinë thuhet se liria mund të vijë nga barku i grave tona, pra me idenë se duhet të kemi fëmijë.

Pasojat këtu tek ne janë të mëdha dhe në këtë kontekst po marr vetëm një problem që ka të bëjë edhe me pensionet, është një gjyle e rëndë që ka të bëjë me popullsinë sepse kanë arritur rreth 700 mijë pensionistë sot dhe raporti i atyre që kontribojnë më atë që fitojnë është (1 me1.1) pra që do të sjellë krizën e pensioneve.

Familja shqiptare sot është futur në kornizën e familjeve evropiane ku si duket këta të fundit nuk e kanë lindjen e fëmijës idealin kryesor të tyre”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco