'Isha 12-vjeç, e gjeta të shtrirë në tokë, aty vendosa të bëhem polic'/ Efektivi Muçaj rrëfen vrasjen e vëllait

'Isha 12-vjeç, e gjeta të shtrirë në tokë, aty vendosa të bëhem polic'/ Efektivi Muçaj rrëfen vrasjen e vëllait

23:33, 25/11/2023
A+ Aa A-

Efektivi i forcave “Shqiponja” në Vlorë, Everest Muçaj, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira në jetën e tij si dhe se si ndikoi ky momet në vendimmarjen për tu bërë polic.

Ai tregoi për Euronews se ishte vetëm 12 vjeç kur pa me sytë e tij tragjedinë më të madhe të jetës, vdekjen e vëllait të tij, i cili në atë kohë ishte oficer i Policisë Kriminale.

Në një nga aksionet me bandat ai humbi jetën nga plumbat që ranë mbi të dhe në momentin kur ka parë të shtrirë të vëllanë në tokë, Everesti ka marrë vendimin që të bëhet polic dhe pse në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç.

“Vëllai im ka punuar nga 91’ deri në 97’ ka qenë punonjës në Gardën e Republikës. Më pas ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të boksit. Në 97’ u transferua në Policinë e Vlorës, si agjent krimesh, oficer i Policisë Kriminale. Në një përleshje mes bandave, ku njëra bandë mori peng një qytetar dhe e rrahu, atëherë dëgjuan në radio bashkë me shefin e krimeve në atë periudhë, kolegun e tij Pirro Ymeri, isha dhe vetë prezentë, isha i vogël 12 vjeç, shkuan te vendngjarja. Kur shkuan direkt u ndeshën me plumbat. Vëllai im mbeti i vdekur, u plagos shefi i krimeve, Pirro Ymeri, mbeti i vdekur edhe një anëtar i bandave dhe u plagosën edhe 2 të tjerë. Rastisa në vendngjarje sepse shkova atje dhe i gjeta atje i shtrirë dhe thashë do ta vazhdoj edhe unë Policinë”, është shprehur Muça.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco