Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për fundjavën

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për fundjavën

13:27, 24/11/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Fundjava pritet të ketë reshje shiu, borë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Masat ajrore të ftohta me origjinë polare do të sjellin për ditën e shtunë mot të vranët me reshje shiu e bore.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore, në verilindje në lartësin mbi 200 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësin mbi 700-800 metra, reshjet do të jenë në formën e dëborës. Në verilindje reshjet e borës parashikohen të jenë edhe në formën e stuhive të borës.

Por duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së shtunë, presim një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.

Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.

Era do të jetë kryesiht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco