VIDEO-SYRI TV/ Socialistët rritin çmimin e ujit në Vlorë, SPAK heton tenderat e ujësjellësit

16:40, 23/11/2023
A+ Aa A-

Nga 45 lek për metër kub qytetarët e Vlorës do të paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm me 60 leke për metër kub. Mes debateve, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar vetëm më votat e këshilltarëve të majtë rritjen e ujit në këtë qytet. Madje këshilltarët e opozitës u shprehen se e kishin parashikuar me herët rritjen teksa deklaruar votën kundër. Ndërkohë nga ana tjetër SPAK ka nisur hetimet për abuzimet që janë kryer me tenderat e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë

Nga SYRI TV

Rritet çmimi i ujit në qytetin e Vlorës. Vetëm më votat e këshilltarë të majtës, mes debateve Këshilli bashkiak i të qytetit bregdetar ka rritur çmimin e ujit të pijshëm nga 45 leke për metër kub me 60 leke për metër kub. Këshilltarët bashkiak të opozitës e kanë kundërshtuar këtë vendim duke deklaruar se është në dëm të qytetarëve, madje këshilltari Atird Hoxha thekson se opozita e kishte paralajmëruar këtë rritje të çmimit, teksa deklaroi voton kundër për këtë çështje.

Maxhoranca në këshillin bashkiak e arsyeton rritjen e çmimit te ujit me abuzimet që bizneset bëjnë më linja të dyta.

Por teksa rritet çmimi i ujit, i cili gjithmonë është kundërshtuar edhe nga qytetarët nga ana tjetër SPAK ka një dosje për abuzimet ne lidhje me projektet e Ujësjellës-Kanalizime.

Sipas burimeve prokuroria e posaçme po heton në lidhje me projektin e Linjës nga stacioni i pompimit- Depo. Projekt me vlerën 6 miliardë lekë nga ku dyshohet se është abuzuar me 2.3 miliardë lekë duke zëvendësuar cilësinë e tubave nga plastik në gizë.

Një tjetër projekt që po hetohet është edhe ai i ujësjellësit të lagjes ‘Partizani’ me vlerë 2 milionë euro si dhe sistemi i kanalizimeve në Lagjen ‘24 maj’ me vlerë 3 milionë euro. Burimet thonë se në hetim janë disa punonjës të Bashkisë dhe të UK Vlorë, përfshirë edhe drejtuesit e institucioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco