SYRI TV/ Shpopullohet fshati Selenicë në Ersekë, banorët: Të rinjtë kanë ikur në mërgim

12:19, 21/11/2023
A+ Aa A-

Shpopullimi nuk ka kursyer as fshatin Selenicë të Ersekës. Disa të moshuar janë banorët e vetëm që popullojnë ende fshatin, ndërsa dhjetëra shtëpi janë braktisur, pasi shumë familje kanë ikur në emigrim apo zonat urbane. Banorët e mbetur ende në fshat, tregojnë shkaqet e shpopullimit, ku përfshijnë kushtet ekonomike dhe mungesën e investimeve.

Nga SYRI TV

Rrugë të akullta dhe shtëpi të kyçura, ashtu si dimri që ka trokitur tashmë, duket fshati Selenicë i Ersekës për shkak të shpopullimit.

Banorët e mbetur ende aty, shprehen se jetesa në fshat është e vështirë, për shkak të pamundësive ekonomike dhe pamundësisë për punësim.

Sipas banorëve, një nga arsyet e largimit të shumë familjeve është mungesa e vëmendjes në këto zona, përfshirë investimet në ujësjellës kanalizime, arsim dhe infrastrukturë.

Bujqësia dhe blegtoria, dy sektorët kryesor të sigurimit të ardhurave për këto familje, gjithashtu po shkojnë drejt zhdukjes, për shkak se banorët e mbetur janë kryesisht të moshuar dhe e kanë të pamundur të ushtrojnë këtë profesion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco