VIDEO/ Satelitët 'Starlink' të Elon Musk, ndriçojnë sërish qiellin e Shqipërisë

20:33, 19/11/2023
A+ Aa A-

Satelitët "Starlink" të manjatit të biznesit, Elon Musk, që kanë shëtitur qiejt e Europës, kanë kaluar sërish në Shqipëri.

Nga pamjet e filmuara në Tiranë shihen satelitët që iu ngjasojnë dritave në formë vargu. 

Starlink është emri informal për projektin Space X të Musk i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit.

Kujtojmë se satelitët e Elon Musk janë filmuar edhe vitet e kaluara në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco