Ajri i ftohtë nga Arktiku zbret drejt Ballkanit, ulen temperaturat, vranësi dhe borë në verilindje Nëntor 2023 në Korçë

Ajri i ftohtë nga Arktiku zbret drejt Ballkanit, ulen temperaturat, vranësi dhe borë në verilindje

07:50, 18/11/2023
A+ Aa A-

Një vorbull e ajrit të ftohtë nga Arktiku po zbret drejt zonës së Ballkanit ku priten rënie e konsiderueshme e temperaturave në territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.

E shtunë, 18 nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, në orët e para të mëngjesit dhe reshje bore në verilindje. Në mesditë dhe pasdite do të kemi kthjellime. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      -1/9°C

- Zonat e ulëta       2 /15°C

- Zonat bregdetare 7/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 18 Nëntor 2023 do të ketë kthjellime vranësira dhe reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 2°C në mëngjes deri në 4°C – 7°C gradë Celsius në mesditë.

E diel, 19 nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veri-lindje (NE) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      -3/8°C

- Zonat e ulëta       -1 /14°C

- Zonat bregdetare 5/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco