VIDEO-SYRI TV/ Korçë, fermerët braktisin grurin: Nuk do ta mbjellim më, nuk ka treg

17:05, 17/11/2023
A+ Aa A-

Braktisja e tokës bujqësore nga fermerët, po shtohet çdo vit. Në Korçë fermerët paralajmërojnë se nuk do të kultivojnë më grurë, për shkak se prodhimi i vitit të kaluar ka mbetur stok. Fermerët akuzojnë shtetin për abuzim me subvencionet.

Nga SYRI TV

Fermerët e Korçë duket se do të braktisin mbjelljen e grurit për këtë vit.

Siç shihet nga pamjet, në magazinat e fermerëve gjendet ende i pashitur gruri i sezonit të kaluar, çka po detyron bujqit të braktisin kultivimin e kësaj kulture bujqësore për vitin e   ardhshëm.

Shkak i mbetjes stok të grurit, është ulja drastike e çmimit i cili aktualisht shitet nga 25 deri në 30 mijë lekë për ton, shumë më pak se kostot e prodhimit të grurit.

Fermerët gjithashtu janë të zhgënjyer nga qeveria për shkak se nuk kanë marrë subvencione.

Fermerët thonë se ndihen të nënvlerësuar nga qeveria aktuale, duke i lënë të pashpresë dhe duke marrë vendime për lënien e tokave djerrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco