Green Coast krahas studentëve më të mirë në menaxhim turizëm

Green Coast krahas studentëve më të mirë në menaxhim turizëm

11:25, 17/11/2023
A+ Aa A-

Tre sudentë të shkëlqyer nga Masteri i Shkencave në Menaxhim Turizëm, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, morën bursa nga kompania Green Coast, që vazhdon prej disa vitesh traditën për të mbështetur ekselencën.Martha Klimi, Franko Kerka dhe Mirjan Aliaj janë të rinjtë që, falë angazhimit në këtë fushë studimesh, sigurojnëmundësi kualifikimi profesional dhe personal në bashkëpunim me Green Coast dhe kompanitë e tjera të Grupit BALFIN.

Në një takim mes studentësh, pedagogëve dhe drejtuesve të Fakultetit të Ekonomisë, Edlira Muka, në emër të Grupit BALFIN, përgëzoi studentët dhe theksoi gatishmërinë për të vazhduar kontributin ndaj institucioneve të edukimit. “Grupi BALFIN ka krijuar hapësirat e nevojshme që studentët të njohin nga afër kompanitë tona dhe madje të bëhen pjesë e tyre, sipas profilizimit dhe projekteve që mund të keni”, iu drejtua ajo të rinvje të pranishëm.

Në fjalën e tij Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, u shpreh se marrëveshja midis Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe Grupit BALFIN ka rezultuar e suksesshme në mbështjetje të studentëve dhe të infrastrukturës, me një laborator të përfunduar në funksion të veprimtarive akademike. Ai gjithashtu shprehu besimin e plotë që ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në ardhmen në mbështetje të studentëve dhe në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës kërkimore ku tashmë është përfunduar projekti për një laborator tjetër. Ndër të tjera ai theksoi se turizmi është një nga sektorët më prioritar në zhvillimin e vendit, i cili duhet të jetë ndër drejtimet kryesore të zhvillimit të praktikave dhe projekteve të studentëve të marketingut.

Rreth 350 të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë kontribuojnë me njohuritë dhe aftësitë e tyre në sektorët të ndryshëm brenda Grupit BALFIN, si në atë bankar, në tregtinë me pakicë dhe në pasuritë e paluajtshme. Po ashtu një numër i konsiderueshëm studentësh kanë përfituar ndër vite mbështetje financiare për tëndjekur studimet apo për të realizuar ide biznesi që kanë paraqitur në sfidat e organizuara nga Grupi BALFIN.

Në veçanti Green Coast, si përfaqësuese e zhvillimeve moderne turistike në vend, është e përqendruar tek studentët premtues në industrinë e turizmit, duke besuar se investimi në arsim është mënyra më e mirë për të sjellë progresin e nevojshëm në këtë sektor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco