Qeveria u mban 'peng' diplomat, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë

Qeveria u mban 'peng' diplomat, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë

21:32, 25/10/2023
A+ Aa A-

Studentët e vitit të parë të mjekësisë, kanë paralajmëruar se do të dalin të protestojnë ditën e enjte në orën 8 të mëngjesit, te Godina e Kuqe (Fakulteti i Mjekësisë)

Studentët e mjekësisë kundërshtojnë planin e qeverisë për të vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për ata që duan të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit.

Studentët nuk e quajnë të drejtë këtë tarifë dhe për këtë arsye që prej nisjes së vitit akademik, ata kanë bojkotuar universitetin dhe kanë vijuar me protesta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco