Piranjat/ Nëna nuk takon vajzën prej 6 vitesh, babai dhe vajza: Do ta rrëmbejë!

21:48, 29/09/2023
A+ Aa A-

Javën e kaluar te emisioni investigativ ‘Piranjat’ u publikua rasti i Denadës, e cila kishte 6 vite që nuk takonte vajzën e saj të mitur, sepse ish-bashkëshorti, Sonili e kishte marrë dhe nuk e kishte kthyer më pranë saj. Vajza nga krahu tjetër ishte ushqyer me këtë frymë dashakeqësie ndaj nënës.

E mitura është marrë që nga vitit 2017 nga babai i saj, Sonil Llabani dhe nuk është kthyer më te nëna, pavarësisht se kujdestarinë e vajzës e kishte zonja. Gjykata e Apelit vendosi që vajza të kthehej te nëna dhe ‘piranja’ Eraldo Harlicaj, ndoqi aksionin policor për ta marrë, sepse babai nuk e çoi vajzën pranë komisariatit numër 1 në Tiranë. Denada shprehej shumë e emocionuar para aksionit.

Fatkeqësisht misioni dështoi, sepse Denada nuk e mori vajzën dhe dera nuk u hap, por ajo gjen kurajon të tregojë se kur kanë nisur problemet e çiftit dhe kushtëzimi i jetës së saj pa vajzën në mes.

‘Bëmë divorcin për problemet tona familjare. Vajza ishte në kujdestarinë time. Ai kishte pushime me vajzën në verë, unë nuk kisha. Mendova të ndryshoja këtë vendim, por fatkeqësisht situata shkoi më keq.Sonili e mori vajzën për datëlindjen e saj në 2017 dhe nuk e ktheu më, pavarësisht se isha unë në kujdestarinë e saj. E ushqeu vajzën me një frymë negative kundrejt meje, madje e mbajti në arsim shtëpie për 4 vite, me idenë se unë do e rrëmbeja te shkolla. Jam munduar shumë herë të lidhem me vajzën, por nuk e ka lejuar. Shkoja te dera, por nuk e hapnin derën. A ka pasur dhunë fizike apo verbale ndaj vajzës? Kurrë’.

Duke u nisur nga deklaratat e nënës ‘Piranjat’ vendosën të ballafaqohen me Sonilin, por sëbashku me të ishte dhe vajza e mitur. ‘Nuk do vajza të shkojë te nëna. Ajo vjen pas dere dhe i bërtet. E mbajta në kushtet e arsimit të shtëpisë, pasi kisha frikë se Denada do e rrëmbente në shkollë. Socializimi? Po është socializuar. Fliste në telefon me shoqet dhe fëmijët, kishte arsim të ndryshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë.Nuk mendoj se kam dështuar unë, mendoj se ka dështuar ajo. Është fajtorja e vetme për situatën ku ndodhemi, martesa ime ishte taksirat me të’.

Mënyra se si flet Sonili dhe urrejtja indirekte që fut te vajza është e tmerrshme. Vajza nga krahu tjetër dukshëm në gjendje të vështirë emocionale flet në mënyrë shumë të ashpër ndaj nënës së saj. Gazetari Eraldo Harlicaj bën dhe një përpjekje të fundit për të ulur të gjitha palët në tavolinë, por është sërish Sonili që nuk pranon dhe pas shumë tentativash për ta telefonuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco