Fondacioni Mane pajis me laborator të ri Tik Gjimnazin 'Raqi Qirinxhi’ në Korçë

Fondacioni Mane pajis me laborator të ri Tik Gjimnazin 'Raqi Qirinxhi’ në Korçë

17:24, 29/09/2023
A+ Aa A-

Laboratori më modern i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u përurua në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korcë. Një kontribut i Fondacionit Mane për një proces mësimor bashkëkohor, laboratori i ri siguron njohjen e të rinjve me teknologjinë dhe përfshirjen e saj në projektet shkollore.

Drejtoresha e gjimanzit, Keti Qirinxhi, bashkë me themeluesin e Fondacionit Mane, Samir Mane, ishin të parët që u prezantuan një grupi nxënësish mundësitë që u krijohen tashmë. Samir Mane shpjegoi se ky është gjimnazi që ai vetë ka ndjekur dhe se dëshironte që edhe nxënësit e sotëm të guxojnë e të ndjekin shembullin e tij. “Do t’ju këshilloja të studioni dhe njëkohësishttë hidhni vështrimin tek e ardhmja. Teknologjia, turizmi dhe sektori i shërbimevepo marrin gjithmonë e më tepër rëndësi dhe ju keni mundësinë që, me këtë laborator, ta përfshini teknologjinë në projektettuaja,” shtoi Samir Mane. “E kam nisur me njëëndërr dhe sot kam arritur më tepër se ç’mund tëëndërroja.Kolegët e Grupit BALFIN janë gati t’ju ndihmojnë që edhe ju të provoni ëndrrën tuaj.”

Drejtoresha Keti Qirinxhi vlerësoi mbështetjen e Fondacionit Mane për gjimnazin. Ajo tha se teknologjia e informacionit dhe komunikimit bëhet tani e prekshme për të rinjtë dhe shembulli i nxënësit të dikurshëm që tashmëkryeson një grup ndërkombëtar biznesi është frymëzimi më i mirë për ata.

Fondacioni Mane e konsideron edukimin si mënyrën më të mirë për të përgatitur qytetarët e nesërm dhe mbështet institucionet arsimore për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për t’u ofruar të rinjve mundësinë e zhvillimit akademik dhe profesional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco