SYRI TV/ Çahet argjinatura mbrojtëse në Torovicë, dëmtohet rruga automobilistike

13:19, 26/09/2023
A+ Aa A-

Argjinatura mbrojtëse e fushës së Torovicës po shkon drejt shkatërrimit. Çarja e saj rrezikon të sjellë pasoja dhe më të rënda nga përmbytjet, ndërsa rrezikon të izolojë edhe banorët pasi argjinatura shërben edhe si rrugë automobilistike për zonën.

Nga SYRI TV

Këto pamje tregojnë çarjen e argjinaturës së Torovicës, në kufirin mes Lezhës dhe Shkodrës. Sipër argjinaturës kalon rruga automobilistike, por prej kohësh, argjinatura ka pësuar ulje duke rrezikuar të çahet e plotë.

Argjinatura ka jo vetëm funksion mbrojtës nga përmbytjet, por shërben edhe si rrugë. Për drejtuesit e mjeteve, të cilët tanimë shprehen se janë duke rrezikuar nga kalimi mbi argjinaturë.

Shoferët kërkojnë të merren masa, pasi afrimi i dimrit mund të përshpejtojë agravimin e situatës.

Kjo argjinaturë shërben si pritë mbrojtëse për zonën e Torovicës, e cila përmbytet shpesh sa herë që ka reshje të dendura shiu.

Gazetar: M. Marku

Operator: A. Gjoni

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco