SYRI TV/ Mbyllen 10 baxho në pak vite në Elbasan, sipërmarrësi: Nuk ka qumësht, kosto e lartë

13:15, 26/09/2023
A+ Aa A-

Mungesa e qumështit po falimenton baxhot artizanale në zonat rurale. Në Elbasan në pak vite janë mbyllur të paktën 10 baxho, ndërsa ata që ende ushtrojnë aktivitetin shprehen se mungesa e lëndës së parë po çon në rritjen e çmimeve të nënprodukteve të qumështit. Nga ana tjetër qytetarët tregojnë se po reduktojnë konsumin.

Nga SYRI

Rënia drastike e numrit të krerëve të bagëtive, po çon drejt kolapsit baxhot. Mandir Xhelili, një sipërmarrës në fushën e përpunimit të qumështit në fshatin Klos të bashkisë Cërrik, tregon se nga viti në vit, po përballet me mungesë të qumështit si lëndë e parë.

Ai thotë se në mungesë të qumështit, prodhimi po pakësohet dhe po del me kosto më të lartë për konsumatorët.

Rritja e çmimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ka sjellë për pasojë edhe rënie të konsumit. Të paktën kështu shprehen qytetarët në Elbasan.

Në qarkun e Elbasanit kryenin funksionin e tyre rreth 25 baxho, ndërkohë sot, për shkak të rritjes së çmimit të qumështit por dhe mungesës së tij, rreth 10 baxho kanë falimentuar duke u mbyllur.

Gazetar: M. Merlika

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco