Helmimi masiv i turistëve polakë, momenti kur fëmijët lënë urgjencën

10:21, 26/08/2023
A+ Aa A-

Gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë, të cilët u paraqitën pranë urgjencës së Spitalit të Vlorës mbrëmjen e shkuar, 25 gusht 2023, është përmirësuar. Mbrëmë nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijë, të cilët ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër dolën nga spitali këtë mëngjes.

Burime bëjnë me dije se turistët me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë, ndërsa akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistikë.

Turistët nga Polonia ishin duke bërë një tur me anijen “Black Pearl" në Sazan dhe dyshohet se kanë konsumuar ushqimin që ofrohej në anije prandaj Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka marrë mostrat e ushqimit. 

Sipas burimeve, AKU ka gjobitur anijen “Black Pearl” me vlerën e 600 mijë lekëve për mungesë të kushteve higjieno sanitare. Një njoftim zyrtar i AKU i shpërndarë dje informoi se nga gjetjet paraprake ushqimi ka qenë i prishur nga temperatura e lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco