Temperatura 40°C, Kurbini thahet për ujë. Banorët: Kemi vetëm 2 orë furnizim

15:45, 24/08/2023
A+ Aa A-

Në këto ditë me temperatura mjaft të larta, banorët e Kurbinit po thahen për ujë. Dy orë furnizim në 24 orë janë të pamjaftueshme, e ndërkohë uji rrjedh me ndotje nga rubinetat. Përfaqësuesit e Ndërmarrjes së ujësjellësit ja vënë fajin rrjetit të amortizuar, ndërsa konsumatorët e quajnë keqmenaxhim

Banorët e Kurbinit po furnizohen me orar tepër të reduktuar me ujë të pijshëm, edhe pse temperaturat janë ekstreme deri në 40 gradë celsius.

Sipas tyre, uji në rubineta është vetëm për rreth 2 orë, kohë kjo  pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e tyre, pasi edhe orari është në një kohë të papërshtatshme. E jo që është edhe më shqetësuese, është se ai vjen I ndotur duke u bërë i pakonsumueshëm

Shkojmë një-dy të spitali, uji i pistë. Edi Rama e ka çuar ujin te Gjiri Lalzit. Në Adriatik motopompa është me roje, të hanë e të pinë ata, për popullin nuk pyet askush.

Banorët shprehen se kjo problematikë ekziston prej vitesh, por gjatë muajve të verës gjendja është më kritike. Prurjet e pakta të ujit në stacionin e pompave dhe amortizimi i rrjetit janë bërë shkak për mungesën e ujit në Laç. Kjo problematikë sipas përfaqësuesve të Ujësjellësit në Laç, merr zgjidhje me përfundimin e ujësjellësit të ri

Rrjeti i vjetër është amortizuar dhe thatësira është prezentë kudo. Ujësjellësi i Lacit punon me ngritje mekanike, qe do të thotë ka pompa rrjeti kryesor dhe depozita e ujit sipër.

Problematika e furnizimit me ujë në këtë zonë është e mbartur, ku banorët është veçse keqmenaxhim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco