Studimi/ Bullizmi dhe efektet negative tek adoleshentët, mjekët: Shfaqin çrregullime të humorit dhe…

Studimi/ Bullizmi dhe efektet negative tek adoleshentët, mjekët: Shfaqin çrregullime të humorit dhe…

18:18, 12/08/2023
A+ Aa A-

Bullizmi tashmë i përhapur masivisht në shumë vende të botës, është kthyer në një shqetësim të madh, por edhe në rrezik të shëndetit mendor.

Një studim i ri kanadez ka nxjerrë në pas rrezikun dhe problemet e shëndetit fizik që shkakton tek adoleshentët.

Emocione të tilla si ankthi dhe stresi shpesh përkthehen me simptoma fizike. Kjo ide përforcohet nga një studim i ri kanadez, i cili thekson se përvojat intensive psikologjike të adoleshentëve, si ngacmimi ose tendenca për vetëvrasje, mund të rrisin episodet e dhimbjes së kokës, sqarohet  në studimin e publikuar në Neurology.

Studimi i ri, megjithatë, shkoi përtej faktorëve biologjikë, autori i studimit Dr. Serena L. Orr, nga Universiteti i Calgary, u shpreh: “Gjetjet tona sugjerojnë se bullizmi dhe tendencat për vetëvrasje mund të shoqërohen me dhimbje koke të shpeshta tek adoleshentët, pavarësisht nga prania ose mungesa e çrregullimeve të humorit dhe ankthit.”

 Studimi përfshiu më shumë se 2.2 milionë adoleshentë, me një moshë mesatare 14 vjeç.

Nga përgjigjet rezultoi se 11% përjetonin dhimbje koke të shpeshta, të përsëritura, që do të thotë më shumë se një herë në javë.

Një në katër (25%) raportoi se ishte viktimë e bullizmit, duke u përballur me abuzime fizike dhe verbale, fyerje dhe kërcënime. 17% thanë se kishin qenë viktimë e ngacmimeve të shpeshta indirekte, që do të thotë se ata i ishin nënshtruar thashethemeve, përjashtimit nga tubimet shoqërore dhe postimeve të informacionit të dëmshëm në internet.

Ndërsa 17% rezultuan  se kishin menduar ose tentuar vetëvrasje gjatë jetës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco