SYRI TV/ Parku i Divjakës, i parapëlqyeri i turistëve: Të merren masa për pastrimin e zonës!

14:40, 12/08/2023
A+ Aa A-

Parku i Divjakës mbetet i parapëlqyeri i turistëve në këtë sezon veror. Me gjithë bukuritë e zonës, vizitorët mbeten të pakënaqur nga papastërtitë. Grupet e guidave dhe turistët bëjnë thirrje për mbrojtjen e parkut dhe rritjen e investimeve. 

Nga SYRI TV

Parku Kombëtar i Divjakës është në kulmin e sezonit turistik. Numri i vizitorëve përgjatë muajit  korrik sipas të dhënave zyrtare nga Administrata e Zonave të Mbrojtura ka kaluar shifrën e 104 mijë vizitorëve vendas e të huaj,  ndër të cilët 80 mijë vendas dhe 24 mijë të huaj.

Turistët që vizitojnë për herë të parë Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta,  përshkojnë pikat kryesore nisur me qendrën e vizitorëve, për të vijuar me Kullën 360 Gradë dhe flotën e varkave për shëtitjet në lagunë.

Ata kanë dëshirë të shohin nga afër natyrën, megjithëse mbeten të pakënaqur sa i përket papastërtive.

Me gjithë, bukuritë e natyrës grupet e guidave turistike dhe vizitorët bëjnë thirrje për mbrojtjen e zonës dhe rritjen e investimeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco