5 km radhë në Kakavijë, pala greke punon me një sportel

5 km radhë në Kakavijë, pala greke punon me një sportel

14:32, 12/08/2023
A+ Aa A-

Radhë kilometrike janë regjistruar gjatë ditës së sotme edhe në Kakavijë. Mësohet se radha prej 5 km është shkaktuar në pjesën greke në dalje të territorit, pasi pala greke po punon vetëm me një sportel.

Emigrantet shqiptare po presin radhën për vendosjen e vulës në pasaportat e tyre në sportelin e policit grek.

Takimi i para 4 ditëve në Kakavijë mes drejtuesve të Policive Kufitare helene e shqiptare, kishte për qëllim pikërisht eliminimin e këtyre radhëve përmes shtimit të kapaciteteve përpunuese nga pala greke, por si duket ende pa zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco