SYRI TV/ Virozat e stinës mbushin spitalin e Fierit, 85 fëmijë në ditë për mjekim

11:32, 12/08/2023
A+ Aa A-

Me fluks të fëmijëve me virozat e stinës po përballet spitali i Fierit. Sipas mjekes pediatre Anila Mukaj rreth 80 deri në 85 fëmijë mbërrijnë në urgjencë të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që shkak për këtë rritje është bërë edhe ardhja e emigrantëve.

Nga SYRI TV

Virozat e stinës dërgojnë çdo ditë në spitalin e Fierit, 80-85 fëmijë që kanë nevojë për të marrë mjekim. Sipas mjekes pediatre Anila Muka shkak i fluksit është ardhja e emigrantëve edhe pushuesve.

Përveç fëmijëve që kanë çrregullime të aparatit të tretjes, ka edhe të mitur që marrin mjekim për shkak të pickimeve nga insektet apo edhe alergjitë e stinës.

Ndërkohë në spitalin e Fierit janë rikthyer edhe pacientët me Covid-19. Sipas drejtuesit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në këtë qytet, Arber Arapi, shkak për këto raste është ardhja e emigrantëve, ndërkohë që simptomat janë të lehta dhe pa probleme për shëndetin e qytetarëve.  

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Montazhi: L. Kotri

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco