SYRI TV/ Degët e TIK në universitet janë më të preferuarat nga maturantët

12:51, 05/08/2023
A+ Aa A-

Degët e inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit kryesojnë preferencat e maturantëve për ndjekjen e studimeve të larta, ndërsa vihet re rritje e interesit edhe për programet profesionale. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tregon se mbi 19 mijë maturantë kanë aplikuar këtë vit për të vijuar studimet e larta në Shqipëri, ndërsa shpjegon edhe procedurat për raundin e dytë

SYRI TV

Mbi 19 mijë maturantë kanë aplikuar këtë vit për të vijuar studimet e larta në Shqipëri, duke zgjedhur mes më shumë se 600 programeve të studimit që kishin në dispozicion.

Degët e inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit kryesojnë preferencat e të rinjve për ndjekjen e studimeve të larta.  Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, zbulon edhe degët e tjera që janë zgjedhur më së shumti nga maturantët gjatë raundit të parë të aplikimit.

Të dhënat e Rrjetit Akademik Shqiptar tregojnë se këtë vit interesi ka ardhur në rritje edhe për programet profesionale.

Në raundin e parë, maturantët kishin afat gjashtë ditë, nga 29 korriku deri më 3 gusht, për të zgjedhur online dhjetë degët e preferuara përmes portalit U-Albania.

Xhelaj shpjegon edhe sesi do të funksionojë aplikimi në raundin e dytë.

Kusht për pranimin në universitetet publike dhe private është mesatarja 6.5, ndërsa ata maturantë që nuk e arrijnë këtë notë mund të aplikojnë për programet profesionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco