I nxehti afrikan/ Sinoptikani paralajmëron këto qytete në Shqipëri, nga e mërkura do të ndryshojë situata

I nxehti afrikan/ Sinoptikani paralajmëron këto qytete në Shqipëri, nga e mërkura do të ndryshojë situata

08:53, 25/07/2023
A+ Aa A-

Sinoptikani, Akil Osmani ka komentuar situatën meteorologjike në vend.

“Dita e sotme do të sjellë një tjetër rritje të ndjeshme parashikohet që maksimumet të arrijnë në 43 gradë celsius në Elbasan dhe Berat, por edhe Shkodra, Fieri, Tirana, Gjirokastra do të jenë të larta. Mesnata sjell një freskim sa i përket motit duke bërë që mëngjesi i ditës së mërkurë të jetë 3 gradë më freskët.

Ekziston një mundësi shumë e vogël e pasjes së prezencës së rrebesheve të izoluara kryesisht në zona veriore. Pritet të jetë prezentë gjatë mbrëmjes së ditës së mërkurë, por është kalimtare. Pasi duke filluar nga dita e premte dhe fundjava do të jenë me mot me diell.

Korriku do të mbyllet me temperatura të vlerave në normale. Ditët e para të muajit gusht do të jenë me temperatura të larta. Por nuk ka sinjale që të jenë si kjo valë e të nxehtit që po kalojmë apo të jetë si stuhi”, tha ndër të tjera sinoptikani Akil Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco