SYRI TV/ Kadastra ‘online’, qytetari: Unë s’di ta përdor as celularin

14:23, 04/07/2023
A+ Aa A-

Mbyllja e sporteleve të kadastrës duket se do të lërë pa prona shumë prej qytetarëve shqiptarë. Kjo problematikë më shumë po haset në zonat rurale ku pjesa më e madhe qytetarëve nuk arrijnë të aksesohen në portalet e krijuara nga shteti. Vetëm një ditë pas mbylljes së zyrave në Kukës shumë qytetarë e shohin vetën të pashpresë, pasi mungesa e ndërveprimeve me punonjësit e kadastrës u vështirëson plotësimin e dokumenteve që u duhet për të pajisur pronat me certifikatë.

SYRI TV

Tashmë shërbimet edhe për kadastrën kanë kaluar ‘online’. Mbylljen e sporteleve, e lajmëroi vetë kryeministri Edi Rama.

Por mbyllja e zyrave të kadastres për takime me qytetarët ka shkaktuar anomali për shkak se një pjesë e madhe e pronarëve të tokave nuk kanë të plotësuar dokumentacionet, ndërsa hasinë vështirësi për t’u aksesuar në portalin shtetëror E-albania dhe më pas të ngarkojnë dokumentat në faqen e kadastrës.

Një ngërç i till është krijuar në qarkun e Kukësit, ku shumë prej qytetarëve të kësaj zone, trashëgojnë tokat e etërve të tyre, por nuk kanë mundësi që këto prona ti pajisin me dokumentacione pa ndërveprime direkte me punonjësit e kadastrës.

Shumë prej qytetarëve kuksiane i drejtohen qendrave të internetit, pasi vetë nuk arrijnë të lidhen me internetin që tashmë e quajnë mision të pamunduar edhe për shkak të moshës e cila nuk i ka lejuar të jenë pjesë e teknologjisë.

Pronarët e tokave bujqësore por edhe qytetarët, që kërkojnë pronësin e pasurisë së tyre , kanë 30 vite që orvaten në dyert e kadastrës së Kukësit. Pjesa më e madhe e tokave bujqësore në Bashkinë Kukës janë pa certifikat pronësie, ndonëse banorët kanë zotrojnë ndër breza. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco