Parashikimi i motit për ditën e nesërme, 30 qershor

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, 30 qershor

13:42, 29/06/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:  Ditën e Premte (30 qershor) vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen
në zonat malore 14 deri 29°C
në zonat e ulëta 18 deri 34°C
në zonat bregdetare 22 deri 34°

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco