Minorenët në krime, psikologët: Prindërit kanë humbur kontrollin ndaj fëmijëve

Minorenët në krime, psikologët: Prindërit kanë humbur kontrollin ndaj fëmijëve

16:16, 18/06/2023
A+ Aa A-

Minorenët po përfshihen çdo ditë e më shumë në krime. Nga të dhënat e Gjykatës së Shkallёs sё Parё të Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, rezulton se të dënuar të mitur gjithsej për vitin 2022 janë 13, ku një prej tyre është femër.

“Flasim për një moshë deri në 10 deri në 16 apo 17 vjeç, që është trendi më i madh i fëmijëve që janë agresivë. Shkaqet janë të shumta, edhe kjo pjesa e modernizimit apo globalizimit të figurës së mashkullit apo të femrës të suksesshme në mënyre të gabuar dhe të shpejtë është një nga faktorët shumë të rëndësishëm, duke qenë se fëmijët janë gjithë kohën me telefon në dorë”, thotë Sonila Jaupbashi, psikologe.

Psikologët ngrenë shqetësimin se prindërit kanë humbur kontrollin ndaj fëmijëve të tyre.

“Një pjesë tjetër është edhe familja fakti që prindërit më shumë se kurrë janë duke u marrë me karrierat e tyre dhe nuk kanë kohë të merren cilësisht me fëmijët e tyre”, shton ajo.

Jo vetëm familja por dhe shoqëria luan një rol kryesor, për ti bërë këta të rinj të kuptojnë se po gabojnë. Ndërkohë në realitet po ndodh e kundërta. Këta fëmijë, vihen në shënjestër të grupeve nëse kërkojnë ndihmë.

“Duhet një bashkëpunim më i madh midis këtij trinomi të rëndësishëm, që është shkolla, familja dhe komuniteti. Çfarë dua të them me këtë?! Shikohet si një lloj spiunimi që ti flet për një person të caktuar, por kjo është përgjegjësi. Është një përgjegjësi që psikologu i shkollës, punonjësi social, mësuesi apo cilido pjesë e stafit të shkollës referon një rast dhe thotë që ky fëmijë ka bërë këtë veprim, të lutem marrim masa”, thekson psikologia.

Qytetarët, të pyetur nga Euronews, thonë se faktori kryesor është rrethi shoqëror ku këta të mitur bëjnë pjesë.

Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2022 janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1.600 të miturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco