VIDEO-SYRI TV/ Dhelprat po u hanë pulat, banorët e fshatit Peshtan kërkojnë ndihmë

14:55, 18/06/2023
A+ Aa A-

Dhelprat po kthehen në shqetësim për banorëve e fshatit Peshtan i madh në Fier. Ata pohojnë se ju është shkaktuar dëm i madh në shpezë, duke kërkuar marrjen e masave nga organet kompetente.

Nga SYRI TV

Qindra shpezë kanë rënë pre e sulmeve grabitqare të dhelprave në fshatin Peshtan të Fierit. Banorët kanë thënë se jo vetëm gjatë natës, por edhe ditën, dhelprat ju kanë ngordhur shumë shpendë shtëpiake.

Banorët tregojnë se kush ka armë nuk i gjuan dot për t’i trembur sepse nuk e lejon ligji, disa kanë arritur të përdorin edhe helme, çarqe etj, por përsëri nuk kanë arritur të frenjnë fenomenin.

Sipas banorëve kafshët grabitqare janë shtuar, duke kërkuar marrjen e masave nga institucionet përkatëse, pasi po ju shkaktohet dëm ekonomik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco