SYRI TV/ Falimentojnë fermerët e domates në Lushnje: Çmimi i ulët, s’i mbulojmë kostot!

18:23, 20/05/2023
A+ Aa A-

Të falimentuar edhe këtë sezon bujqësor janë fermerët në zonën e Lushnjes dhe Divjakës që merren me kultivimin e domateve ne sera.

Fermerët nuk i kanë shpëtuar fenomenit të rënies drastike të çmimit i cili i nxjerr jo vetëm pa fitime, por edhe në humbje të ekonomisë së tyre familjare.

“Kjo domate në treg sot po tregtohet me 300 lekë të vjetra kur ne 500 lekë na shkon kostoja. Unë këtu kam dy dynym domate dhe unë po i shes nën kosto. Kjo domate sot që ju shihni këtu shitet me 300 lekë. Unë me 300 lekë nuk laj dot shpenzimet e mia, të punëtorit. Është pa interes kjo punë. Nuk e di si do vejë kjo punë, por po shkon drejt lënies” u shprehën fermerët.

Ky fenomen që shoqëron prej vitesh dhe përballë një situate të tillë fermerët kanë ulur sipërfaqen e të mbjellave, madje disa fermerë mendojnë ta braktisin këtë kulturë prodhimin në sera. 

Fermerët kërkojnë të gjendet një zgjidhje nga ana e qeverisë nëpërmjet pikave të grumbullimit apo dhe ngritjen e dhomave frigoriferike për të shmangur momente të pikut të prodhimit.

“Për defekt që janë kthyer mbrapsht në doganë dhe digjemi ne të tjerët që i kemi të rregullta domatet. Shteti nuk ekziston gjëkundi për mua për këtë rast”

Por një problem tjetër që po penalizon fermerët e zonës së Lushnjës është edhe abuzimi nga disa fermerë me përdorim të pesticideve mbi dozat e lejuara.

Kjo ka bërë që një sasi e konsiderueshme e prodhimit të kthehet mbrapsht nga porositësit në Europë.

Ndërkohë që ky produkt i kthyer gjen treg me cmim të ulët në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco