Tirana Bank bëhet anëtare e programit të përshpejtimit DigiLab të IFC

Tirana Bank bëhet anëtare e programit të përshpejtimit DigiLab të IFC

13:50, 09/05/2023
A+ Aa A-

GjatëForumit të IFC Evropës me temë “Përqafo Ndryshimin”, organizuar në Dubrovnik, Kroaci, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, nënshkroi një marrëveshje me IFC përanëtarësimin e Tirana Banknë Programin Financiar të DigiLab. Tirana Bank nëpërmjet kësaj marrëveshje do të përfitojë mbështetje nga ana e IFC në përshpejtimin e transformimit digjital.

Programi DigiLab i IFC do të mundësojë përgatitjen e menaxherëve të lartë të Tirana Bank për të  përshpejtuar transformimin digjital të proceseve dhe shërbimeve. Trajnimi 13 javor me 20 pjesëmarrës të ekipit të Tirana Bank, synon t'u sigurojë institucioneve financiare një metodologji dhe një skemë pune që u mundëson vetë pjesëmarrësve të ndërtojnë, gjatë programit, një strategji të nivelit të lartë të transformimit digjital.

DigiLab përfundoi 3 rounde trajnimi me 12 institucione financiare të diplomuara nga Evropa dhe Azia Qendrore. Tirana Bank, pjesë e Grupit BALFIN, i bashkohet grupit të 4-t, gjatë së cilit do të punojë me njohuri dhe mjete praktike për të zhvilluar strategjinë e saj digjitale dhe për të adoptuar tendencat teknologjike në mënyrë që t’i shërbejë më mirë klientëve të saj. Rezultati përfundimtar i projektit është që Tirana Bank të zhvillojë udhërrëfyesin e saj të transformimit digjital, si hapi i parë në zhvillimin e tij të mëtejshëm .

IFC - një anëtar i Grupit të Bankës Botërore - është institucioni më i madh i zhvillimit global, fokusuar në sektorin privat në vendet në zhvillim e sipër dhe ato më të përparuara. Në vitin 2018, ajo dha mbi 23 miliardë dollarë financime afatgjata për bizneset në vendet në fjalë, duke shfrytëzuar fuqinë e sektorit privat për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të nxitur mirëqenien e përbashkët.

Tirana Bank,është banka e parë private në Shqipëri, themeluar në vitin 1996. Prej disa vitesh tashmë, banka ka njohur rritje mbi mesataren e sektorit në Shqipëri kunë vitin e fundit preku dhe vlerën e mbi 1 miliardë dollarëve asete.

Grupi BALFIN është një nga grupet kryesore të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco