FOTO/ Reshje shiu dhe shtrëngata, ky është moti i të hënës dhe javës që vjen

FOTO/ Reshje shiu dhe shtrëngata, ky është moti i të hënës dhe javës që vjen

22:21, 07/05/2023
A+ Aa A-

Dita e hënë pritet të jetë me temperatura të larta, por me vranësira.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen.

Ditën e enjte dhe të premte pritet të rikthehen reshjet e shiut me intensitet të lartë dhe shtrëngata.

Më poshtë keni parashikimin e motit:

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe të Martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Për ditën e Hënë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e Martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore. Këto reshje do të jenë kryesisht më intensitet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e Premte në veriperëndim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco