VIDEO-SYRI TV/ Shën Vasil i Himarës i lënë në harresë, banorët: Mungojnë rrugët dhe uji pijshëm

17:29, 07/05/2023
A+ Aa A-

Prej shumë vitesh Fshati Shën Vasil i Himarës nuk ka parë dorën e investimeve. Banorët ankohen për mungesë të infrastrukturës si dhe të ujit të pijshëm. Një tjetër problem për këtë zonë është edhe largimi i familjeve jashtë Shqipërisë.

Nga SYRI TV

Fshati Shën Vasil i Himarës në mungesë totale të infrastrukturës, pa shkollë prej vitesh dhe në mungesë të shërbimit mjekësor. Banorët thonë se prej shumë vitesh në këtë fshat nuk është investuar.

Problemi kryesor për banorët në stinën e verës është uji i pijshëm pasi detyrohen që ata të blejnë.

Në Shën Vasil në krahasim me 15 vite më parë sot ky fshat është i shpopulluar. Pjesa më e madhe e familjeve janë larguar në emigrim, kryesisht në drejtim të Greqisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco