Fluks në pikën kufitare Morinë, Kurtishaj: Presim më shumë vizitorë nga Kosova

Fluks në pikën kufitare Morinë, Kurtishaj: Presim më shumë vizitorë nga Kosova

16:34, 06/05/2023
A+ Aa A-

Në Morinë kjo fundjavë ka nisur me fluks të lartë mjetesh e qytetarësh drejt vendit tonë. Destinacionet kryesore mbeten qytetet bregdetare.

“Unë kam studiouar këtu, kam punuar 3 vite, me pëlqen, jemi një. Na pëlqen shkojmë shpesh, çdo fundjave jemi atje” shprehen qytetarët.

Sipas Agjencive Turistike të Kosovës, pritet që numri i vizitorëve nga Kosova për sezonin turistik të këtij viti të jetë më i lartë. Rruzhdi Kurtishaj, drejtues i njërës prej agjensive turistike shprehet se numri i pushuesve kosovarë këtë sezon turistik pritet të pësojë një rritje me 10% nga viti i kaluar.

“Kërkesat janë në rritje. Muaji maj duket që do të jetë një muaj I jashtëzakonisht I mirë për të gjithë turizmin shqipfolës. Lëvizjet janë të mëdha drejt Durrësit Vlorës, Sarandës, Ksamilit, Pogradecit, Korçës, Shëngjinit, Ulqinit. Ne mendojmë që deri diku në 35% të numrit të përgjithshëm të gjithë pushuesve të Shqipëri janë nga Kosova. Me bindje të plotë thamë që kjy numër do të rritet deri në 40%-45%  do të shkojnë shifra e numrit të përgjithshëm e pushuesve nga Kosova” shprehet Kurtishaj.

Policia kufitare ka punuar pa kontrolle për të shmangur radhët në kufi, ndërsa mësohet se rreth 400 automjete të vogla dhe dhjetëra autobusë kanë kaluar kufirin gjatë orëve të para të ditës së shtunë me rreth 6 mijë qytetarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco