SYRI TV/ Rritja e pagave, jo njësoj për specializantët, mjekët e familjes: Vendimi diskriminues

14:10, 04/05/2023
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare e cila premtoi rritje pagash me 50 mijë lekë për mjekët specialist, ka përjashtuar nga kjo rritje mjekët e specializuar të familjes, të cilët sipas një udhëzimi, marrin vetëm 15 mijë lekë më shumë. Kjo ka ngjallur pakënaqësi te bluzat e bardha, të cilët kanë nënshkruar edhe një peticion, ku I kanë lënë 4 ditë afat për të sqaruar mbi arsyet e diskriminimit. 

Syri tv

Mjekët e familjes të cilët kanë një diplomë specializanti, janë përjashtuar nga rritja e pagave me 50 mijë lekë, sipas premtimit të kryeministrit Rama. Sipas një udhëzimi të datës 28 prill, ata do të marrin vetëm 15 mijë lekë më shumë, një vendim I cili nuk është mirëpritur nga mjekët e sistemit parësor. Ndërmjet një peticioni drejtuar Drejtorisë se Fondit te Sigurimit te Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Ministres së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Kryeministrit Edi Rama, ata e kanë cilësuar këtë udhëzim si antikushtetues dhe diskriminues.

Udhezimi Nr. 9, gjykojmë se është antikushtetues e diskriminues, duke shkelur parimin themelor të barazisë në punë përsa lidhur me arsimimin. Specilaiteti ynë -Mjek Familjeje nuk mund të diskriminohet në raport me specialitetet e tjera të tilla si Mjek Dermatolog, Okulist, etj.

Ne gjykojme se Udhezimi Nr.9 nuk duhet te legjitimohet, per sa kohe bie ndesh me organizimin strukturor te programit akademik te Universitetit te Mjekesise, ku vijohet te ofrohet nje dege studimi pasuniversitare per specialitetin Mjek Familjeje

Bazuar tek këto pakënaqësi të krijuara, mjekët specialist, në peticionin e tyre kanë lënë 4 ditë afat për të sqaruar arsyet e këtij diferencimi.

Të na parashtrohet baza ligjore ku mbeshtetet ky ndryshim vendimi, interpretimi ligjor si edhe arsyetimi i bërë, i mbeshtetur në fakte, për diferencimin e pagave dhe për zhvlerësimin e diplomës së mjekut specialist të familjes, në një hark kohor 4 ditor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco